Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana prezanton sulmuesin Xhixha, firmos akordin për 3 vite me “bardheblutë”

Tirana ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar sulmuesin e Laçit, Redon Xhixhën.

22-vjeçari ka firmosur për 3 vite me bardheblutë duke vazhduar karrierën e tij përsëri në Superiore. Prej kohësh u fol për një transferim të Xhixhës në radhët e Tiranës, por disa detaje burokratike me kurbinasit frenuar zyrtarizimin e sulmuesit si lojtarin e bardhebluve.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Tiranës në ‘’Facebook’’, duke e vënë Xhixhën menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Postimi i KF Tirana

Mirëseerdhe Redon Xhixha!
Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi. ✍🏻

Related posts

Monaco, Sevilla, MLS apo Japoni… ku do të shkojë “Princi” i JUVENTUSIT

Isa.Autor

Flamurtarit s’i ndahen problemet, Duros tani duhet t’i dhembë koka

Sadik.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Reagon ish-trajneri De Biasi: Jam afër popullit shqiptar, shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment