Futboll Seria A Sport

DËMTIMET I KTHEHN NË MAKTH/ Hazard drejt largimit nga Reali. Qetësinë mund ta gjejë te skuadra e…

Situata e Eden Hazardit te Reali i Madridit nuk është aspak pozitive dhe futbollisti belg ka arritur të dëmtohet 9 herë në aventurën e tij në Spanjë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe kjo gjë ka shqetësuar drejtuesit e klubit dhe trajnerin Zinedin Zidan.

Ky i fundit ka vendosur që të jetë i durueshëm me të, por e ka kuptuar që Hazard nuk ka qenë kurrë në ndeshjet më vendimtare, për të cilat ai bëri gjithçka që ta transferonte. 9 dëmtime në një hark kohor 1 vit e gjysmë janë shumë. Për këtë situatë ka folur edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

“Ka shumë negativitet për Hazardin. Dëmtimet po i kthehen në një problem psikologjik. Ne shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt dhe të japë kontribut për kombëtaren dhe për ekipin e tij. Me të duhet të bëjmë shumë kujdes. Po kalon një situatë tepër delikate dhe kjo nuk ka ndihmon aspak”, ka thënë Martinez.

MERKATO – Skuadra e Çelsit e ka seriozisht. Po mendon që të rikthejë Eden Hazardin në Londër dhe t’i besojë sërish për të arritur në nivele të larta. Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e tij, praktikisht 100 milionë më pak nga ajo që e shitën.

Hazard u transferua në Madrid për 100 milionë dhe 40 të tjera në formë bonusi. Dëmtimet e njëpasnjëshme dhe problemet fizike kanë bërë që vlera e tij në merkato të ulet ndjeshëm. Hazard ka nevojë për besim dhe sigurisht që te Çelsi do ta kishte diçka të tillë. Në Premier Ligë “firmosi” vitet më të arta të karrierës së tij.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 4-0

Delo.autor

PAS PËRFUNDIMIT TË FAZËS PËRGATITORE/ Bruno Telushi: Shpresoj që lojtarët që kanë ardhur të…

Delo.autor

MERR FUND OPERACIONI “MASKOKE”/ Policia sekuestron 1 ton kanabis, arrestohet ish-sulmuesi spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment