Futboll Sport

“PO KJO ËSHTË PENALLTI O GJYQTAR”/ Komentatori kosovar shpërthen gjatë ndeshjes së Conference League (VIDEO)

Komentatori i njohur Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj nuk është përmbajtur teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Llapit dhe Shkupi, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës që përfundoi në barazim 1-1.

Lokaj gjatë komentit të një aksioni të sulmuesit Alban Shillova, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, shpërtheu ndaj gjyqtarit austriak, Valter Altman, i cili nuk akordoi penallti në favor të skuadrës nga Podujeva.

“Po kjo është penallti o gjyqtar! O gjyqtar “Micky Mouse”, po ç’është ky gjyqtar more! Po ku e kanë gjetur këtë gjyqtar bre?!”, dëgjohet të thotë komentatori nga Kosova.

Andi Lokaj njihet për deklaratat e tij kontraverze në televizionin publik, pasi edhe vitin e kaluar bëri  një deklaratë përçarëse që bërë jo pak bujë, teksa deklaroi se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë dhe se e do vetëm atë të të Kosovës.

Related posts

MILAN-VERONA/ Trajneri Pioli i beson dyshes së sulmit Rebic-Giroud në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Inter fokusohet tek e ardhmja, ja emrat që synon Marotta

Delo.autor

Medalja e parë në boksin e femrave, Shqipëria gjen kampionen

Sadik.Autor

Leave a Comment