Futboll Seria A Sport

PRITET TË FIRMOSË KONTRATËN/ Sulmuesi Giroud kryen vizitat mjekësore tek Milan, ja detajet…

Në shtëpinë e Milanit, është dita e Olivier Giroud. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea, i cili arriti në Milano të enjten, filloi ekzaminimet mjekësore te klubi kuqezi. Francezi, në mëngjes shkoi në klinikën “La Madonnina” për të kryer testet rituale që i paraprijnë nënshkrimit, ndërsa pasdite pritet të firmosë kontratën që do ta lidhë atë me “Djallin”.

Për Giroud është gati marrëveshja me bazë 1 sezon dhe 3.5 milionë euro neto pagë, me opsionin për ta zgjatur “martesën” edhe një sezon tjetër. Në planet e menaxherëve kuqezinj, tashmë kampioni i botës do të rrisë peshën specifike dhe nivelin e përvojës në repartin sulmues, duke vepruar si “alter ego” e Ibrahimoviç, sidomos në funksion të Ligës së Kampionëve.

Related posts

TRIUMFI NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti u kishte deklaruar premio në rast fitoreje të derbit, ja shuma që përfitojnë “bardheblutë”

Delo.autor

Begeja: Nuk fitohet me lojtarë pa personalitet…

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË PA CR7/ Juventus i falet Dybalas

Delo.autor

Leave a Comment