Champions League Futboll

Sfida e kthimit ndaj Totenhemit, “Zonja e Vjetër” di se si të përmbysë barazimet 2-2

Juventusi barazoi 2-2 ndeshjen e vajtjes së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve, në luajtur në Torino, kundër Totenhemit. Pa dyshim që ky rezultat, falë rregullit të golave në transfertë, të cilët favorizojnë anglezët, është i detyruar që në “Uembli”, sot në mbrëmje, të fitojë me çdo kusht ose mundësia tjetër është që të barazojë 2-2 dhe ta dërgojë ndeshjen në shtesë, për t’u përpjekur ta fitojë brenda 120 minutave, ose të mbyllë kohën e rregullt me një barazim prej 3 golash e më shumë.

Në historinë e saj, “Zonja e Vjetër” ka ditur që të kualifikohet në ndeshjet e kthimit, pasi ka barazuar në shtëpi dhe jashtë fushe i është dashur gjithmonë që të fitojë. Madje, në tre raste që ka barazuar tri herë në shifrat 2- 2, dy herë ka arritur që ta fitojë ndeshjen, ndërsa në një tjetër, arriti që ta dërgojë me shtesë, me Bajernin e Mynihut, në sezonin 2015-2016, por më pas u eliminua në kohën shtesë.

Related posts

FITORJA E 3 RADHAZI/ Juventus mposht Cagliarin falë “Përbindëshit” Ronaldo me tripletë

Delo.autor

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar shkëlqen në kampionatin francez (VIDEO)

Delo.autor

MAMAJA E LOJTARIT TË ROMËS TREGON FORMAT NGA PISHINA/ Tifozi i Juves: Nëse s’vjen Zaniolo në Torino, ejani ju të paktën

Delo.autor

Leave a Comment