Futboll

Balotelli kritikon komentet e Dani Alves për Astorin: Ato që tha t’i kishte mbajtur për vete

Sulmuesi i Nice Mario Balotelli ka kritikuar Dani Alves për komentet e bëra për Astori-n. Kapiteni i Fiorentina-s vdiq në gjumë në moshën 31-vjeçare ditën e diel. Dani Alves shkaktoi polemika kur foli për vdekjen e mbrojtësit duke thënë se “mijëra fëmijë vdesin përditë dhe nuk i kushton njeri aq shumë vëmendje. Edhe vdekjet e tyre janë të rëndësishme.”

Kjo nuk i pëlqeu Balotelli-t, i cili tregoi mërzinë e tij në Instagram.

“Ajo që tha ai, ishte e gabuar, ishin komente që mund t’i kishte mbajtur për vete. Ai duhet të kishte shprehur ngushëllimet e tij dhe kaq. Astori ishte një djalë i mirë, i sjellshëm, dhe unë e di këtë pasi kemi luajtur në kombëtare. Fatkeqësisht nuk mund të jem në varrim pasi kam një seancë stërvitore.”, u shpreh Balotelli

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lojtarët nuk pranuan reduktimin e pagave, Dinamo Zagreb merr vendimin drastik

Delo.autor

Eriksen: Ishim spektatorë, e bëmë Ajaxin të duket më i mirë sesa është

Delo.autor

TIRANA-BYLIS/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Ngo kalon në avantazh “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment