Futboll Sport

ARABI SAUDITE-ITALI/ Kandidate për organizimin e kompeticionit madhor

Arabia Saudite është duke menduar që të bashkojë forcat me një vend europian për të ofruar kandidaturën e organizimit të Botërorit 2030.

tifozet italiane
Sipas anglezëve të “The Athletic”, vendi nga Lindja e Mesme i ka vënë syrin Italisë si një partner i mundshëm, duke rivalizuar në këtë mënyrë ofertën e Anglisë dhe Irlandës.

Nëse vendi i pasur i naftës do të arrijë me sukses të formalizojë kandidaturën me kampionët e “Euro 2020”, kjo do t’i jepte një tjetër goditje ëndrrës së britanikëve për ta organizuar turneun në tokën e tyre.

Pamjet e shëmtuara të trazirave të tifozëve në ditën e finales ItaliAngli, i kanë zbehur shumë kuotat e britanikëve për ta rikthyer edhe njëherë futbollin në shtëpinë e tyre.

Arabia Saudite mendon se një partner si Italia, që ka organizuar 4 turne të rëndësishëm në historinë e saj, do t’i garantonte fitore.

Related posts

U DËMTUA ME KOMBËTAREN/ Gasperini tregon kur kthehet në fushë Gjimshiti

Delo.autor

TRAGJIKE/ Doli për sport dhe stërvitje, gjendet i vdekur futbollisti 26-vjeçar…

Delo.autor

U largua papritur nga KOMBËTARJA/ GREZDA përshëndet kuqezinjtë: Fat të mbarë vëllezër

Isa.Autor

Leave a Comment