Futboll Sport

“AI NUK ËSHTË NORMAL”/ Cannavaro zbulon fenomenin e vërtetë të Italisë që shkëlqeu në “EURO 2020”

Fabio Cannavaro, kampion i botës dhe Top i Artë, i ka thuru elozhe trajnerit Roberto Mancini për triumfin në Europian.

“Mancini duhet bërë shenjt menjëherë, natyrisht bashkë me Vialli-n. I kanë emocionuar të gjithë, siç bënin kur luanin. Mancio i ka dhënë oksigjen një ambienti që ishte në vështirësi. Tani, Italia duhet të vazhdojë të rritet”, ka thënë Cannavaro për Tuttosport.

Në lidhje me Italinë:

“Chiellini si unë në 2006-ën? Giorgio ka bërë një Europian super. Por fenomeni i kësaj Italia është një tjetër: Gigio Donnarumma. Habitem që, para Euro 2020, kishte nga ata që e konsideronin një portier normal”, ka shtuar ish-mbrojtësi.

“Nuk ka asgjë normale te Gigio. Duke filluar nga një qetësi unike nëse mendojmë se është vetëm 22 vjeç. Të mëdhatë e Italisë kanë humbur një mundësi të madhe. Do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vite. Të paktën do e shijojmë në kombëtare”.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtja e “Bardhebluve” në përgjumje, Çinari zhbllokon sfidën për “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

KONFIRMON BLERJEN E MADHE TË VERËS/ Chelsea prezanton talentin 58 milionë paundësh të…

Delo.autor

PIKANTET E FLAMURTARI-VLLAZNIA/ Brdariç udhëzon në shqip, interes nga tifozët

Delo.autor

Leave a Comment