Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK MILAN/ Sulmuesi Giroud ndez ëndrrat e tifozëve: Jam i bindur se do të arrijmë objektiva të…

Vijnë deklaratat e para të Olivier Giroud si lojtar i Milan-it.

Sulmuesi francez, kampion bote në 2018-ën, është goditja e madhe e kuqezinjve për sulmin.

Një blerje e rëndësishme sepse ish-ylli i Chelsea-t mund të shënojë dhe të ndihmojë të tjerët të shënojnë, siç ka treguar shpesh me Francën, veçanërisht në triumfin në Rusi, ku nuk ka shënuar, por ka dhënë asiste vendimtare.

Vetë Giroud ka shprehur në Instagram përshtypjet e tij:

“Jam shumë i gëzuar që kam nënshkruar me Milan-in. Do të doja të falënderoja Frederic Massara dhe Paolo Maldini që më kanë marrë këtu dhe natyrisht Ivan Gazidis, të cilin e njoh personalisht. Jam i bindur se do të arrijmë objektiva të rëndësishëm bashkë. Forca Milan”, ka shkruar Giroud.

Me pak fjalë, kuqezinjtë e kanë seriozisht dhe shpresojn që të përsërisin të paktën paraqitjen e mirë të sezonit të kaluar, të mbyllur me vendin e dytë në Serinë A.

Nga ana e tij, Giroud e di si fitohet: me Chelsea-n ka fituar Europa dhe Champions League.

Related posts

REALI NË TELASHE/ MODRIC i hap dyert INTERIT, kroati dëshiron largimin

Isa.Autor

E BUJSHME/ Neymar i siguron fitore Brazilit, bëhet pjesë e historisë së Kombëtares

Isa.Autor

Operacioni “Rafinha”, Interi kërkon ulje të çmimit nga Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment