Futboll Sport

“DOLE MË NË FUND NGA XHEPI I CHIELLINIT”/ Tifozi tallet me Lukakun, por ylli belg i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Romelo Lukaku kthehet në fushë të stërvitet për sezonin e ri dhe menjëherë bëhet protagonist me një shkëmbim batutash me tifozët italianë. Sulmuesi i Interit postoi sot një foto në Instagram nga stërvitjet individuale që po bën edhe gjatë ditëve të pushimit dhe ndaj tij mes komenteve të shumta nuk kanë munguar as thumbimet nga tifozët të cilët e kanë parë atë si armik gjatë Euro 2020.

Lukaku luajti kundër Italisë në çerekfinalet e turneut dhe aty thuajse u neutralizua plotësisht nga prapavija e italianëve, diçka që ia ka kujtuar një prej tifozëve të shumtë që komentoi në postimin e tij. “Dole më në fund nga xhepi i Kielinit”, shkruante tifozi në fjalë. Një batutë epike, por e cila duket se nuk i ka pëlqyer shumë sulmuesit belg i cili ia ka kthyer flakë për flakë.

“Italia ka fituar, jam i lumtur për ju me të vërtetë. Por kampionë të Italisë jemi ne. Interi, kujtohu”, shkruante sulmuesi si përgjigje ndaj këtij tifozi, duke bërë të qartë se kishte fituar një tjetër duel të rëndësishëm me Kielinin e tifozët italianë duhej ta respektonin për këtë arsye.

Related posts

Pirlo: Pres një ndeshje të balancuar midis Milanit dhe Juventusit

Sadik.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus gati zbarkimin për tre talentet në Torino

Delo.autor

ÇDO NDESHJE SI FINALE PËR TITULLIN KAMPION/ Kalendari i vështirë, ja çfarë e pret Vllazninë në javën e 23-të…

Delo.autor

Leave a Comment