Futboll Sport

TRAGJEDI NË FUTBOLL/ Nuk luante që pas infektimit me Covid-19, ish-lojtari i skuadrës franceze vret veten

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Uruguai ku futbollisti Uilliams Martinez ka vrarë veten si pasojë e problemeve psikologjike.

38-vjeçari nuk kishte zbritur në fushën e blertë që prej vitit të kaluar kur rezultoi pozitiv me Covid-19 teksa ditën e sotme është gjetur i vetëvrarë. Martinez luante në rolin e qendërmbrojtësit dhe kishte një karrierë të pasur me skuadra në vendin e tij si futbollist dhe gjithashtu ishte aktivizuar dhe në kampionatin e futbollit në Francë për Reimsin dhe Valensienin.

Uruguai është tronditur nga lajmi i hidhur, teksa një qëndrim ka mbajtur dhe federata e futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes së Martinez me anë të një statusi në “Twitter”

Related posts

ZYRTARE/ Lazio “hakmerret” ndaj Hysajt, e lë jashtë edhe Serie A

F.autor

THUR ELOZHE PËR YJET E PREMIER/ Ish-sulmuesi Owen: Ata të dy mund të jenë në nivelin e Mbappe dhe Haaland

Delo.autor

“PËRBINDËSH” SI BABAI/ Ronaldo JR dhuron SPEKTAKËL me 2 SUPERGOLA tek JUVE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment