Futboll Seria A Sport

BËN GJESTIN E MADH/ Mesfushori Eriksen dhuron një shumë të madhe parash për krijimin e…

Ngjarja e Kristian Eriksen në fushën e lojës tronditi sportin në mbarë botën duke kthyer dhe një herë vëmendjen nga gjëja më e rëndësishme në jetë, shëndeti.

Danezi shpëtoi mrekullisht nga vdekja vetëm në sajë të ndihmës së parë të marrë nga shokët e skuadrës dhe mjekët pasi pësoi atak kardiak në fushë. Së fundmi, Eriksen ka vendosur të jetë pjesë e një nisme që pritet të nisë në Danimarkë dhe titullohet ‘’Jeta e mirë’’.

Ky projekt ka në qendër fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe për ta do të krijohet një qendër e posaçme, dhe  financuesi i saj pritet të jetë pikërisht mesfushori i Interit. Sipas mediave daneze, Eriksen ka dhuruar një shumë të madhe parash mbi këtë projekt që pritet të nisë në vitin 2022, duke treguar në këtë mënyrë vlera të mëdha njerëzore.

Kristian Eriksen ndodhet në Danimarkë ku po relaksohet dhe shumë shpejtë pritet të udhëtojë drejt Milanos për të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen.

Related posts

“SHPËRTHEU” ME KRITIKA PËR COPA AMERICA/ Karriera e Messit me kombëtaren drejt fundit, ja dënimi i rëndë

Delo.autor

Messi tregohet modest: Ronaldo nuk është lojtar i përkryer, ka nevojë për përmirësim

Q.Autor

Buffon refuzon ftesën për ndeshjen e madhe në Allianz Stadium

Sadik.Autor

Leave a Comment