Futboll Sport

POLEMIKA NË KAMPIONATIN SERB/ Gjyqtari e bën baltë, shikon 24 herë në VAR rastin e dyshimtë (VIDEO)

Futbolli ballkanas po kërkon që të përparojë në aspektin e teknologjisë në futboll duke futur risinë më të re sistemin VAR.

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që sezonin e ri do të jenë të pajisura me sistemin VAR, këtë hap e ka ndërmarrë dhe Serbia duke e provuar për herë të parë fundjavën që lamë pas. Kampionati serb nisi, dhe së bashku me të nisën dhe polemikat.

Në sfidën midis Suboticës dhe Radnickit që përfundoi 1-1  gjyqtari u konsultua me VAR-in 24 herë për një rast të dyshimtë, ndërsa ndryshe është gjendja në sfidën tjetër midis Crvena Zvezdës dhe Vojvodinës ku pretendimet e vendasve për një penallti kanë shkaktuar lumë kritikash në Serbi.

Në video shikohet se si gjyqtari i mohon dukshëm një penallti Crvenës duke e penalizuar me dy pikë pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Rastet kanë sjellë reagime të shumta në futbollin serb dhe sytë tanë do të jenë nga kampionati shqiptar i cili këtë vit pritet të bëjë hapin e madh në këtë aspekt.

Related posts

TRONDITET TRAJNERI BRDARIC/ Titullari i Vllaznisë do të jetë mungesa e madhe për “finalen” e titullit ndaj Partizanit, ja emri…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK PSG/ “L’Equipe”: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Delo.autor

KAMPION I MADH/ TORRES fiton respektin e të gjithëve, shikoni gjestin FANTASTIK të spanjollit

Isa.Autor

Leave a Comment