Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Tjetër përforcim para sfidës me Partizanin, Bazeli firmos me mbrojtësin e Nisës…

Rivalët e Partizanit në Ligën e Konferencës, Bazeli është përforcuar me një tjetër lojtar në repartin defensiv, duke transferuar mbrojtësin e krahut Andi Pelmar.

21-vjeçari vjen nga radhët e Nisës në Ligën e parë franceze dhe shikohet si një përforcim i rëndësishëm për krahun pas afrimit në skuadër të qendërmbrojtësit të kombëtares zvicerane Mikael Lang vetëm pak ditë më parë.

Pelmard është aktivizuar gjithashtu dhe me moshat e Francës në vitin 2017-2018. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Bazelit në ‘’Twitter’’ duke i uruar mirëseardhjen të riun francez në radhët e helvetëve. Partizani dhe Bazeli do të ndeshen ditën e enjte në orën 20:15, një kundërshtar mjaft i fortë për ‘’demat e kuq’’ por që do të provojnë të pamundurën.

Related posts

“MË I MIRI”/ Rey Manaj poston FOTON në mbështetje të trajnerit Edy Reja

F.autor

DEKLARATA E RËNDË MBI MARADONËN/ Mughini: U arratis nga policia, qesharake të emërtosh stadiumin (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment