Futboll Sport

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ PRISHTINËS/ “Heroi|” Xhon: Kisha shumë presion pa shënuar, por…

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Oto Xhon, u bë protagonist ditën e sotme duke realizuar dopietë në sfidën që skuadra e tij Prishtina luajti ndaj rivalëve të Connah për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

23-vjeçari hyri nga stoli duke bërë heroin për kryeqytetasit të cilët hedhin një hap shumë të rëndësishëm për kalimin e turit. Pas ndeshjes në konferencën për mediat Oto Xhon u shpreh: ‘’Kisha shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat.

Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje të madhe që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, i cili është dhe qëllimi ynë kryesorë’’.

Related posts

“MË I MIRI NË HISTORI”/ Georgina Rodriguez tregon adhurimin për CR7: Nuk ka asnjë rival!

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste gjatë duelit të Kupës së Mbretëreshës, arrestohet një 24-vjeçar

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Zbulohet nga prestigjozja “The Sun”, Guardiola po mendon largimin nga City nëse…

Delo.autor

Leave a Comment