Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE/ As Laporta nuk po gjen zgjidhje, lojtarët e Barcelonës i dalin përsëri kundër klubit

Situata financiare e Barcelonës vazhdon të jetë tepër e rënduar, pavarësisht lëvizjeve që ka bërë Joan Laporta për të normalizuar disi bilancet në klub. Ky i fundit ka mbi 1 miliard euro borxhe dhe për momentin, maksimumi që ka arriture është të shtyjë afatet e kësteve që duhen paguar në banka.

Por për të ulur shpenzimet duhen sakrifica e duket se në klubin katalanas, lojtarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Ata iu kundërvunë Bartomeut një vit më parë kur ai tentoi t’u ulte rrogat në mënyrë të njëanshme dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe aktualisht. Sipas mediave katalanase, pavarësisht tentativave të drejtuesve, lojtarët nuk kanë pranuar që të reduktojnë rrogat e tyre multimilionere, duke vazhduar të rëndojnë njëlloj në arkat e klubit edhe pse ky regjistron humbje kolosale për shkak të pandemisë.

E vetmja zgjidhje, sipas mediave katalanase, është një takim direkt mes Joan Laporta dhe “veteranëve” në grupin e skuadrës. Nëse këta të fundit do të binden që të pranojnë zbritje në shifrat që përfitojnë nga klubi, atëherë do të jetë e mundur që të binden edhe lojtarët e tjerë të cilët nuk mund të veprojnë ndryshe nga ikona si Pike, Buskets apo Zhordi Alba. Megjithatë, sinjali më i qartë do të vijë nga rinovimi i Mesit, i cili ka pranuar një ulje drastike të të ardhurave të tij, për të hedhur firmën në kontratën me katalanasit.

Related posts

PEREZ SHPËRBLEN TALENTIN E EKIPIT/ Real Madrid rinovon kontratën me Valverde, ja klauzola e “çmendur”

Delo.autor

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

PRAPASKENA/ Trajneri ITALIAN ka refuzuar pankinën e REALIT pas largimit të Zidane

Isa.Autor

Leave a Comment