Futboll Seria A Sport

Merkato rekord në Serie A/ Ja 10 futbollistët që kushtojnë më shumë

Nga deri në orën 20:00 të 17 gushtit do të ketë kohë për shumë surpriza. Blerje të bujshme, por edhe shitje të dhimbshme. Si gjithmonë, do të jetë mbi të gjitha një çështje çmimi. Përballë ofertave të caktuara, të gjitha klubet italiane janë gati të ulen në tavolinën e bisedimeve. Milinkovic-Savic është kampioni më i admiruar në këto momente, por jo i vetmi. Shumë futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Icardi dhe Higuain mund të ndryshojnë ekipi. Ja cilat janë futbollistët me vlerën më të madhe në Serie A.

Milinkovic-Savic – Kërkesa e Lazio për mesfushorin fenomenal nga Serbia është 120 milionë euro. Juventus mendon se kjo shifër është shumë e lartë. Në Premier League e kërkon Manchester United, ndërsa nga Spanja vijnë zëra edhe për një interesim të Real Madrid.

Mauro Icardi – Ka një klauzolë (që vlen vetëm jashtë Italisë), e cila është 110 milionë euro. Inter e konsideron kapitenin e tij si pikë shumë të fortë, por nëse dikush paraqitet me valixhen të mbushur me euro, atëherë…

Douglas Costa – Juventus do të bëj blerjen përfundimtare të tij për 40 milionë euro, teksa nga Manchester United ka ardhur një ofertë prej 75 milionë eurove. A do t’i rezistojnë kampionët e Italisë tundimit për të fituar 35 milionë euro?

Alisson – Portieri brazilian i Roma kërkohet nga gjysma e Europës. Real, Liverpool dhe Chelsea janë gati të paguajnë një çek me 70 milionë euro. Roma kërkon edhe më shumë. Do të vendoset pas Botërorit.

Gonzalo Higuain – Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë nga “El Pipita”, por argjentinasi është 30 vjeç dhe në Torino nuk humbet kohë. Do të mjaftonin 65 milionë euro për të bindur “Zonjën e Vjetër”. Me këto para do të blihej zëvendësuesi i tij, mundësisht Alvaro Morata.

Federico Chiesa – Eshtë 20 vjeç dhe që tani vlen 60 milionë euro. Fiorentina do ta mbante me kënaqësi, të paktën edhe për një sezon, por përballë një shifre të tillë, do të ishte e vështirë që “vjollcët” të thoshin “jo”.

Gigio Donnarumma – Sivjet nuk kanë munguar kritikat për të, por mbetet një fenomen në rolin e tij. Marrëdhënia me tifozët e Milan nuk është shumë e mirë, edhe pse ai është i dashuruar me klubin kuqezi dhe luan me portierin e Italisë. 55 milionë euro mund të mjaftonin për ta larguar nga “San Siro”.

Jorginho – Mesfushori i Napoli pëlqehet nga Guardiola, që e sheh si ideal për të luajtur te Manchester City. De Laurentiis, në ditët e para të qershorit, refuzoi një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Kevin Strootman – Ka një klauzolë prej 45 milionë eurosh për t’u largua nga Roma dhe kundrejt kësaj shumë mund të bëj valixhet. Inter po mendohet seriozisht për blerjen e tij.

Felipe Anderson – Braziliani i Lazio pëlqehet shumë nga Monaco. Pjesa e dytë e sezonit ka qenë shumë e mirë për të, që duket se është kthyer futbollisti në gjendje për të bërë diferencën. Çmimi? Të paktën 40 milionë euro.

Related posts

INTER RIKTHEHET NË SULM/ Afron goditja Kumbulla, gjen akordin me Sanchez deri në…

Delo.autor

I GJAKOSUR DHE ME PLAGË NË FYTYRË/ Valverde flet për gjendjen e Messit

Delo.autor

NGA MILIARDERJA PARIS HILTON TEK KIM KARDASHIAN/ Ja disa nga ish-të dashurat më seksi dhe më “hot” të Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment