Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Tifozët qipriotë në delir, 91% e tyre besojnë te kualifikimi ndaj Vllaznisë

Tifozët qipriotë të skuadrës së AEL Limasolit janë të bindur se skuadra e tyre do të kualifikohet për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në një sondazh të bërë në mediat vendëse rezultonte deri dje në mbrëmje se 91% e tifozëve besonin te kualifikimi i skuadrës së tyre, ndërsa vetëm 9% nuk kishin besim se AEL-i do të kalojë turin.

AEL-i ka një buxhet vjetor 5 herë më të madh sesa Vllaznia dhe 52% e tifozëve janë të bindur se skuadra e tyre do të mbyllë llogaritë me shkodranët që në ndeshjen e parë duke votuar për një fitore me të paktën 2 gola diferencë. Në fakt, me dy gola diferencë fitoi edhe Shiroki në ndeshjen e parë, por Vllaznia i eliminoi duke u shënuar 3 gola në Shkodër.

Related posts

U SHKARKUA NGA KLUBI KANADEZ/ Thierry Henry drejt rikthimit në Angli, nis bisedimet me klubin e njohur

Delo.autor

FORMULA 1/ Leclerc dominon në provat e lira, synon në “shtëpinë” e Ferrarit…

Delo.autor

Uruguai e Egjipti e mbyllin “në paqe” pjesën e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment