Futboll Sport

“E KEMI STUDIUAR PARTIZANIN”/ Kapiteni Stoker: Dimë dy ose tri gjëra për ta, duhet të…

Valentin Stoker, kapiteni i Bazelit, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Rahmen. Mesfushori është një ndër emrat më të njohur dhe më me shumë eksperiencë tek ekipi zviceran dhe pritet ta udhëheqë skuadrën drejt triumfit.

Në fjalën e tij, Stoker tha se stafi i Bazelit e ka studiuar Partizanin dhe kanë mësuar dy-tre gjëra rreth “demave”, si dhe u shpreh që vlerësimi për këtë takim, është maksimal.

PARTIZANI – “Ne e kemi studiuar Partizanin në video dhe dimë dy ose tri gjëra për ta. Por ne duhet të përqendrohemi në pikat tona të forta dhe nuk do t’i nënvlerësojmë kundërshtarët në asnjë mënyrë”.

TIFOZËT – “Ne duam ta fillojmë sezonin mirë në të gjitha kompeticionet, në mënyrë që të marrim me vete frymën e optimizmit rreth klubit. Kështu që është për të ardhur keq që tifozët të mos jenë aty për sfidën kundër Partizanit. Shpresoj se mund të gjendet një zgjidhje sa më shpejt”.

SITUATA TE BAZELI – “Unë vë re optimizmin në qytet, por edhe në stërvitje. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, stërvitja është intensive dhe unë mund të ndiej se po lëvizim në drejtimin e duhur”.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Laçi: Kastrioti vendos barazpeshën, Shehu shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI I FUTBOLLIT SPANJOLL/ Telekamera të fshehta për të spiunuar kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

SUPER MERKATO/ Godet INTERI, arrin marrëveshjen me Bayernin për “luftëtarin”

Isa.Autor

Leave a Comment