Futboll Sport

NGA SERUMI NË FUSHË/ Mesfushori Jonuzi: Ju tregoj problemet para sfidës në Qipro

Fjoart Jonuzi ishte një nga lojtarët që shfaqi probleme shëndetësore para ndeshjes kundër AEL Limasolit në Qipro. Pak orë para zhvillimit të takimit, prania e tij në fushë nga minuta e parë u vendos në dyshim, madje kuksiani i Vllaznisë mori serum dhe më pas insistoi që të ishte titullar, ashtu siç Brdariç e kishte parashikuar.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori flet për problemin para ndeshjes dhe shanset që ka Vllaznia për kualifikim. Fjoart, transferta në Qipro nuk shkoi siç e prisnit, madje pak orë para ndeshjes keni marrë edhe serum.

Çfarë ndodhi me ju dhe shokët e skuadrës që patën probleme shëndetësore?

Po, është e vërtetë që kemi pasur probleme para ndeshjes me AEL-in. Personalisht nuk jam ndier mirë dhe jam detyruar të marrë serum. Më pas ia dola të isha në fushë.

Çfarë shqetësimesh keni pasur dhe pse vendosët të luanit?

Kisha probleme me stomakun, po normalisht kam pasur shqetësim edhe gjatë ndeshjes. Ndieja lodhje dhe nuk isha në 100 %, por gjithsesi, aq mundësi sa kisha, doja ta ndihmoja ekipin.

Tashmë që jeni kthyer në Shkodër dhe keni bërë kontrollet e detajuara, si ndiheni?

Tani ndihem pak më mirë, por do të mundohem ta marr veten këto ditë dhe me ndihmën e Zotit të jem gati 100% deri në ndeshjen e kthimit. Në Qipro nuk ishim në maksimumin tonë, por unë kam besim absolut se do të jemi ndryshe në Shkodër, duke e përmbysur rezultatin.

Një humbje minimale ndaj AEL-it, për mënyrën se si shkoi loja mendoni se mund të merrnit diçka më tepër nga kjo sfidë?

Mund të merrnin më shumë, të paktën një barazim, sepse në pjesën e parë zhvilluam një ndeshje të mirë. Kishim edhe raste për gol, por prapë, edhe me këtë rezultat, kemi mundësi të bëjmë mirë në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar për më tej.

Jeni të bindur se mund taa përmbysni ekipin qipriot?

Kemi besim shumë, sepse është humbje minimale dhe në Shkodër në fushën tonë, me tifozët në krah, do jetë një ndeshje tjetër. Unë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për përmbysjen e këtij rezultati.

Ku duhet të korrigjohet Vllaznia për takimin e dytë?

Thjesht të mundohemi të luajmë ashtu siç dimë ne ose më saktë si luajtëm me Shirokin. Pra, të jemi një skuadër me agresivitet dhe më sulmuese. Normalisht, duke qenë edhe të kujdesshëm në prapavijë.

Tifozëria shkodrane është arma plus në këtë takim?

Pres të kemi një mbështetje të madhe prej tyre. Do të jetë si një lojtarë i 12-të për ne në fushë. Me përkrahjen e tyre kemi besim se do bëjmë një ndeshje shumë të mirë duke arritur synimin. Ju jeni një nga titullarët që pranuat të rinovonit kontratën.

E shihni më të fortë Vllazninë e sezonit 2021- 2022?

Mendoj që do të jemi ekip më i fortë, sidomos me këto blerjet e reja. Gjithashtu, më të fortë na bën edhe fakti që kemi fituar eksperiencë, pasi kemi një sezon që kemi luajtur me njëri-tjetrin dhe kjo do të na ndihmojë më shumë.

Related posts

SUPERIORJA LUAN JAVËN E 15 NË MESJAVË/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja sfidat e fundit të vitit 2021…

Delo.autor

FTON ME STIL TALENTIN HAALAND/ Pique: Rri larg Mbapessë, nëse do “Topin e Artë”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Ylli N’Goo: I morëm pikë skuadrës më të mirë, Tirana do të…

Delo.autor

Leave a Comment