Futboll Sport

E BUJSHME/ “Është si Aguero”, Kuman i bën Laportës kërkesën e madhe për Rei Manajn

Karriera e Rei Manajt ka marrë një trajektore komplet tjetër nga ajo çfarë pritej. Tripleta në miqësoren kundër Gimnatik disa ditë më parë, dhe goli kundër Gironës ditën e djeshme, ka futur në mendime drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares.

Katalanasit kishin menduar ta shisnin për të fituar një shumë të mirë parash, por performanca e mirë e Manajt ka bërë që drejtuesit të ndërrojnë mendje. Me Antoni Grizman, Kutinjo dhe Braithuajt drejt largimit, në skuadër do të mbetej vetëm Aguero si sulmues qendre, dhe duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi pykë.

Sipas mediave spanjolle, duke parë performancën në rritje të Rei Manajt, Kuman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër. Madje mediat spanjolle, shkojnë dhe më tej duke e krahasur Manaj me shokun e skuadrës Aguero, pasi pozicioni dhe lëvizshmëria në sulm është pothuajse identike.

Dëmtimi i djeshëm mund të favorizojë edhe më shumë 24-vjeçarin pasi asnjë skuadër nuk do të blinte një futbollist të dëmtuar, dhe Manaj mund të provonte sërish shanset e tij tek skuadra e parë e Barcelonës.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Superkupa e Europës do të gjykohet nga një femër

Delo.autor

(FOTO) Dita e parë e Coutinhos te Barça, ja kush e ka mikpritur!

Alm.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Teuta konfirmon stafin e ri, Hasanbelliu i beson pankinën…

Delo.autor

Leave a Comment