Sport Të tjera

ELIMINIMI I MAJLINDA KELMENDIT NË RAUNDIN E PARË/ Reagon trajneri Kuka: Je krenaria e veprimtarisë time

Medalja e artë e Kosovës në Rio 2016, Majlinda Kelmendi zhgënjeu në Lojërat Olimpike duke u eliminuar që në raundin e parë.

Kelmendi u mund nga rivalja hungareze Reka Pup në kategorinë 52 kilogramë, duke befasuar në këtë mënyrë të gjithë tifozët që prisnin një rezultat pozitiv. Pas duelit, trajneri Driton Kuka ka reaguar me një status në profilin e tij në ‘’Facebook’’ duke mbështetur plotësisht sportisten shqiptare.

Postimi i Driton Kukës

Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit …

Related posts

PAS ZBARKIMIT NË PRISHTINË/ Paolo Maldini “nënshkruan” me Kombëtaren e Kosovës

Delo.autor

Kush është Koreja e Jugut, skuadra që nuk fiton trofe prej 58 vitesh

Sadik.Autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ish-lojtari i Manchester United ndahet nga jeta

Delo.autor

Leave a Comment