Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Sportisti i Kosovës eliminohet nga Lojërat Olimpike, por thyen rekord shtetëror

Sportisti i Kosovës, Drilon Ibrahimi është eliminuar nga Lojërat Olimpike pas pjesëmarrjes në disiplinën e qitjes.

Ibrahimi grumbulloi 608.8 pikë duke u renditur në vendin e 46-të pa mundur të shkojë dot në fazën tjetër. Por e bukura qëndron tek fakti që ky rezultat i sportistit kosovar ka thyer një rekord shtetëror në Kosovë si dhe pas ndeshjes Ibrahimi u shpreh se ky ishte rezultati më i mirë i tiji i marrë ndonjëherë.

Një sukses në nivelin personal, por jo në atë kombëtar që sjell dhe një eliminim tjetër të një sportisti shqiptar nga Lojërat Olimpike. Të pranishëm në sallë ishin dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe zyrtarë të tjetre të lartë nga Komiteti Olimpik Kosovar si dhe të Ambasadës së Kosovës në Japoni.

Related posts

MOTI I KEQ NË VEND/ FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT HOLANDEZ/ E konsideronin talent, Koeman i tregon derën të riut

Delo.autor

MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it

Isa.Autor

Leave a Comment