Futboll Sport

SHKËLQEU NË EUROPIAN/ Bayerni i hap rrugë Interit për yllin e Holandës

Denzel Dumfris është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato verore. Holandezi, që shkëlqeu në Europian me portokallinjtë, vazhdon të qëndrojë në krye të listës së shumë skuadrave europiane.

Një nga këto është edhe Bajerni i Mynihut. 25-vjeçari që luan si mesfushor krahu i pëlqen shumë trajnerit Julian Nagelsman, i cili e ka kërkuar atë në skuadër.

Por “Sky sport” shkruan se talenti holandez është shumë i shtrenjtë për skuadrën gjermane, e cila për momentin nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma të mëdha.

Lojtari mësohet të ketë rënë dakord me kampionët e Italisë, Interin dhe së shpejti mund të fluturojë në Milano për gati 40 milionë euro. Agjenti i tij, Mino Rajola, ka konfirmuar interesin e zikaltërve për lojtarin e tij.

Related posts

MIQËSORE/ Tërbuni mposht me përmbysje Kastriotin

Delo.autor

SKËNDERBEU-TIRANA/ Shtangen “bardheblutë”, Mensah kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë

Q.Autor

Leave a Comment