Futboll

PSG-Barcelona, nis sfida për mbrojtësin e Tottenham

Një tjetër klub i madh ka hyrë në garë për Toby Alderweireld: Paris Saint-Germain! Skuadra francez është interesuar për qendërmbrojtësin e Tottenham, që në të kaluarën ka pasur interesimin e Barcelona dhe Manchester United.

Ashtu si ka shkruar “Telegraph”, parisienët janë interesuar për futbollistin e kombëtares belge, i cili do të bashkohej me shokun e tij Thomas Meunier. Alderweireld ka një kontratë me Tottenham deri në qershor 2019 dhe Daniel Levy pretendon të paktën 45 milionë euro për të.

Image result for Toby Alderweireld

Lucas Moura dhe Serge Aurier kanë kaluar së fundmi nga PSG te Tottenham dhe kjo tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera mes klubeve.

Alderweireld konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe ai vetë kërkon ta mbyllë karrierën në një klub më të madh se Tottenham. Edhe drejtuesit e Tottenham duket se janë bërë gati për shitjen e tij dhe janë “të lumtur” që PSG, Barcelona dhe United mund të nisin një ankand të mirëfilltë për të marrë shërbimet e tij. Në sezonin e kaluar, Tottenham shiti mbrojtësin e djathtë Walker te City për 50 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME TEK BARCELONA/ Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Messi me pushime në Ibiza. Ja situata…

Delo.autor

SKANDALOZE/ Messi fiton penallti edhe kur pengohet me këmbët e tij (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga këndi, sulmuesi Kalajdzic ndëshkon me kokë Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment