Futboll Kategoria Superiore Sport

INTER SCALDES-TEUTA/ Premio për kualifikimin në Conference League, ja shuma e majme për “Djemtë e Detit”…

Teuta ka shansin e fundit sot për të vazhduar rrugëtimin në Europë. Mundësinë e parë e shpërdoroi me andorrianët e Inter Eskaldes duke u mundur turpshëm në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0.

Ishte një nga netët më të errëta për kampionët e Shqipërisë gjatë gjithë historisë së tyre në arenën europiane.

Jo sepse u mposhtën, por sepse kundër andorrianëve konsideroheshin superfavoritë dhe nuk kishin pse e komplikonin kaq shumë, pasi tani vërtetë është e vështirë për ta përmbysur një humbje 2-0 në shtëpi.

MOTIVIMI

Skuadra e Teutës ka mbërritur gjatë paradites së djeshme në Andorrë për ndeshjen që do të luhet sot në orën 17:45.

Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se presidenti i kampionëve, Edmond Hasnbelliu, ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për futbollistët në rast se do të arrijnë të kualifikohen për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Related posts

BËN LLOGARIT ME DËMTIMIN E YLLIT TË EKIPIT/ Pochetino: Rikthehet në kohë për…

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN E TALENTIT HAALAND/ Sulmuesi Delaney: Është një privilegj të luash me atë, beson se mund të…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Nis pjesa e dytë. kurbinasit menjëherë në sulm

Delo.autor

Leave a Comment