Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Agjenti ua ofron skuadrave angleze, Interi mendohet për shitjen e liderit të mbrojtjes

Stefan de Vraj është një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Interit, por sinjale alarmi për drejtuesit vijnë nga agjenti i tij Mino Raiola.

Sipas zërave të merkatos, menaxheri italo-holandez po kërkon ta çojë klientin e tij në Angli dhe ka biseduar me disa drejtorë sportivë të klubeve.

Te zikaltrit është e sigurt që kërkohet të vazhdohet më holandezin për të cilin edhe trajneri i ri, Simone Inzagi, flet me superlativa, por një ofertë e mirë mund t’i joshte që të hiqnin dorë nga shërbimet e tij.

Duke marrë parasysh edhe faktin që mbrojtësi ka qenë një transferim më parametër zero, shitja e 29-vjeçarit do t’u sillte arkave të klubit një plusvalencë të konsiderueshme të ardhurash duke ndikuar pozitivisht në bilancin financiar të klubit milanez.

Related posts

LOW, RAUL APO ALLEGRI? Real Madrid merr vendimin, ja trajneri i skuadrës për sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES MIQËSORE ME “DJAJTË E KUQ”/ Conte përjashton Mauro Icardin nga Interi, ja arsyeja kryesore

Delo.autor

PLAS NË ARGJENTINË/ Ja momenti kur trajneri përplaset me arbitrin e katërt! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment