Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Covid-19 vonon transferimin e Varane tek Manchester United, ja detajet…

Marrëveshja midis Real Madridit dhe Manchester United për transferimin e Varane është tashmë një fakt. Gjithçka e mbyllur, ende në pritje të nënshkrimit të futbollistit. Problemet burokratike për shkak të pandemisë mund ta vonojnë operacionin me gati një javë.

Si fillim, ende nuk është e qartë nëse lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor në Madrid apo Manchester. Dhe së dyti, ai është i detyruar, sipas rregullave britanike, të bëjë karantinë për pesë ditë pas hyrjes në Angli, para se të mund të bashkohet me klubin e ri.

Parashikimi më i mirë është se Varane mund të udhëtojë drejt Manchesterit të enjten. Kjo është dita më e hershme. Në lidhje me ekzaminimin mjekësor ka probleme që ai të kryhet në Madrid, gjë që do ta shkurtonte pak procesin e transferimit.

Kjo për shkak të pamundësisë së mjekëve anglezë për të udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll pikërisht për shkak të rregulloreve të pandemisë… Sido që të jetë, transferimi është një fakt. Varane do të nënshkruajë për 5 sezone (4+1), deri më 2026. Kostoja e operacionit do të jetë rreth 50 milionë euro, plus disa variabla.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Griezmann vendos largimin nga Atletico, ja aventura e re

Delo.autor

I KANË MAHNITUR “KUQEZINJTË” ME FORMËN E TYRE/ Pioli dhe Ibra: Milan, mos ki frikë për titullin

Delo.autor

Sanchez, Lemar dhe jo vetëm… ja futbollistët me valixhet gati!

Q.Autor

Leave a Comment