Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Imiton Mike Tyson, boksieri tenton të kafshojë veshin e rivalit (VIDEO)

Boksieri maroken Youness Baalla ka sjellë në kujtesën e njerëzve ngjarjen e 24 viteve më parë, kur Tyson Fury kafshonte veshin e Evander Holyfield, në duelin e dytë mes tyre. Këtë gjë është përpjekur të bëjë sot edhe Baalla në duelin e 1/8 në boks, ku përballë kishte David Nyika të Zelandës së Re.

Boksieri nga Maroku ka hapur gojën dhe i është afruar veshit të rivalit të tij, duke u përpjekur ta kafshojë. Ngjarja ndodhi në raundin e tretë dhe të fundit të sfidës. Kjo ngjarje nuk u pikas nga gjyqtari, ndërkohë që Nyika e fitoi duelin 5-0.

Boksieri nga zelanda e Re konfirmoi incidentin pas garës. “Për fat ai nuk arriti ta kafshonte veshin, pasi mbrojtësja e dhëmbëve e pengoi dhe u largova shpejt. Nuk e kuptova këtë veprim, jemi në Lojërat Olimpike”, tha neozelandezi.

Related posts

TRAJNERI SETIEN DREJT “DERËS”/ Ja kandidatët që mund të marrin stolin e Barcelonës

Delo.autor

ZYRTARE/ Shihet si e ardhmja e klubit, talenti i mesfushës rinovon me Barcelonën

F.autor

REALIZOI DOBIETË NDAJ BASAKSEHIR/ Ylli Mbappe është zjarr në Champions, thyen një rekord të “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment