Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRMBYSJET NË EUROPË/ Teuta vazhdon trendin e papritur të edicionit për klubet shqiptare

Kalimet e tyreve me përmbysje rezultatesh nga klubet shqiptare, nuk janë shumë të shpeshta në historinë e Kupave të Europës. Por këtë vit, duket se një gjë e tillë është kthyer në trend, pasi skuadrat në vazhdimësi po arrijnë që të kthejnë në favor të tyre sfida që dukeshin të pamundura.

Që në turin e parë të Ligës së Konferencës ishin dy klube të cilat arritën të kthenin rezultate të disfavorshëm në ndeshjen e parë në suksese që garantuan kualifikimin në të dytën. Laçi iu mund 1-0 nga Podgorica, por e ktheu gjithçka në ndeshjen e dytë, duke fituar 3-0 në shtëpi.

Një detyrë edhe më të vështirë kishte Vllaznia, që u mposht 3-1 nga Shiroki Brojeg në sfidën e parë. Kthimi në Shkodër ishte emocionues, me një fitore 3-0 që siguroi kalimin e turit për ekipin kuqeblu, që tashmë do të ketë si detyrë të realizojë një tjetër përmbysje ndaj AEL nëse do të kalojë në turin e tretë të turneut.

Teuta ndoqi sot shembullin e tyre. Pasi u mposht në mënyrë të papritur në shtëpi nga Inter D’ Eskaldes, edhe pse humbi rrugës lojtarë të rëndësishëm si Bregu, Vila, Hoxha apo Avdyli, klubi durrsak ia doli të triumfonte me shifrat 3-0 në transfertë. Kështu ajo siguroi një kualifikim historik për të shkuar në turin e tretë të turneut, duke konfirmuar një trend të rëndësishëm për ekipet shqiptare në këtë edicion.

Related posts

(VIDEO) ‘Shokohet’ San Siro, Atalanta dyfishon rezultatin përballë Milanit

Q.Autor

FITORJA E PARË PËR VITIN 2023 NË KAMPIONAT/ Partizani mund Bylisin dhe futet sërish në garën për titull

F.autor

MBROJTËSI I MILANIT DREJT LARGIMIT/ Ricardo Rodriguez arrin marrëveshjen me skuadrën turke…

Delo.autor

Leave a Comment