Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK FUTEMI NË FUSHË TË DORËZUAR NDAJ BASELIT”/ Trajneri Daja: Pas ndeshjes do diskutojmë të ardhmen

Humbja 3-0 në ndeshjen e parë kundër Bazelit e bën “mision të pamundur” kalimin e turit nga Partizani në Ligën e Konferencës. Por trajneri i të kuqve, Ilir Daja, duke folur për “Panorama Sport”, insiston që skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë e dorëzuar dhe do të kërkojë që të marrë rezultat ndaj zviceranëve, pavarësisht cilësisë së padiskutueshme të këtyre të fundit. Ai bën të qartë se pas kësaj sfide, do të ulet me klubin të diskutojë të ardhmen sa u përket lëvizjeve që pritet të bëhen në merkato për sezonin e ardhshëm.

Profesor, a besoni te mrekullia kundër Bazelit?
Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ata kanë një ekip shumë cilësor edhe me traditë që nga viti 2000, ku marrin pjesë në kompeticione europiane dhe kanë marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë, kanë bërë një hap të madh. Ne do të futemi në fushë jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme përballë tifozëve tanë. Shpresoj që nesër të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium që ta ndjejmë suportin e tyre, që na ka munguar prej më shumë se një viti.

Sa shanse ka Partizani që të bëjë mrekullinë, apo dhe minimumi ta fitojë ndeshjen?
Ne jemi një ekip që jemi ndërtuar këtë merkato, sepse patëm shumë largime. Ne duhet të kemi parasysh se nëse do t’i lëmë shumë hapësira Bazelit, do të na ndëshkojnë, pasi janë një ekip me shumë kualitet. Ne e dimë që nuk kemi çfarë humbasim, por dhe hapësira nuk duhet të lëmë shumë. Ne do të futemi në fushë të ndërtojmë lojën tonë, që të jemi grup në të dy fazat e lojës. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë që të paktën këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundur.

Do të presim afrime të tjera pas sfidës kundër Bazelit?
Ne punojmë në staf, do të ulemi direkt pas ndeshjes kundër Bazelit për të diskutuar strategjinë në vazhdim. Mendoj se aty do të merret vesh se çfarë rruge do të marrë pjesa e dytë e merkatos për ne.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Atletico “parakalon” Interin dhe Milanin, rrëmben futbollistin që spikati në Serie A

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SAN SIRO/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Inter – Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, Skënderbeu nënshkruan kontratën 3-vjeçare me … (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment