Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA POLONIA NË RUSI/ Pejiç “zbërthen” merkaton e Kukësit: Kemi gati 3 goditje

Pero Pejiç është i kënaqur me afrimet e bëra deri më tani, por edhe pse verilindorët kanë zyrtarizuar 10 prurje të reja, kroati pohon se merkatoja nuk është mbyllur ende.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, drejtori sportiv i Kukësit pohon se po synohet një sulmues, një mesfushor dhe një qendërmbrojtës, për ta konsideruar përfundimisht si të kompletuar ekipin. Pejiç konfirmoi se janë në bisedime me një futbollist ukrainas, për të cilin shpreson që bisedimet të mbyllen me sukses. Sa i përket përgjegjësisë për merkaton, ai pohon se vendimet i merr i gjithë klubi dhe jo vetëm, pasi të gjithë janë aty për një qëllim: të sjellin trofe në Kukës.

Pero, jeni i kënaqur me afrimet e bëra deri tani?

Po, jam i kënaqur, pasi kemi sjellë shumë lojtarë thuajse në të gjitha pozicionet. Këta futbollistë e kanë treguar edhe në stërvitje seriozitetin dhe cilësinë e tyre. Tani do të shohim se si do të shkojnë në ndeshje, por unë besoj tek ata, pasi i shoh çdo ditë në stërvitje. Për këtë arsye mund të them se jam shumë i kënaqur.

A është e mbyllur merkatoja apo synoni të tjerë lojtarë?

Jo, nuk është e mbyllur. Kemi nevojë për një sulmues, një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Pasi të kemi afruar lojtarë në këto tri role, edhe mund ta quajmë të mbyllur.

Po shihni në tregun vendës apo të huaj?

Më shumë të huaj. Por, megjithatë do të shohim në vazhdim dhe nuk mund të përjashtoj asgjë. Gjithsesi, më shumë jam te të huajt.

U përfol për një sulmues ukrainas, si është e vërteta?

Po, jemi në bisedime dhe mendoj se nëse afrohet, do të ishte një blerje shumë e mirë. Mjafton t’i shohësh statistikat, ku ka luajtur me ekipe të mëdha në disa kampionate. Kam besim te lojtarët që vijnë nga Rusia, Polonia apo Kroacia, sepse janë kampionate të forta. Ende jemi në bisedime dhe kemi shanse të mira për të arritur marrëveshjen, por të shohim.

A jeni nën presion për lojtarë që keni marrë, pasi tani duhen rezultatet…

Jo, nuk jam në presion, pasi kjo është puna ime në fund të fundit. Këtu nuk vendos vetëm unë, pasi vendosim së bashku si klub. Shohim të dhënat e lojtarëve dhe nëse biem dakord, e marrim më pas, sepse është punë me përgjegjësi. Ne jemi një klub, një familje dhe vendosim të gjithë bashkë për lojtarët që afrojmë. Pesë mendje janë gjithnjë më mirë se një mendje. Jemi të gjithë për një objektiv, që të sjellim trofe te Kukësi dhe nuk ka rëndësi kush i sjell lojtarët.

Trajneri ka kërkuar ndonjë lojtar?

Po, ka kërkuar lojtarë normalisht. Edhe ai ka dhënë opinionin e vet për disa futbollistë, por siç e thashë, ne vendosim të gjithë bashkë, nga unë, trajneri, presidenti dhe me radhë. Deri tani trajneri po ecën mirë dhe këtë e ka treguar edhe në stërvitje me atë që bën.

Related posts

ÇFARË KLASI/ Gonzalo Higuain “ndëshkon” Napolin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Përballë boshnjakut për titullin botëror, boksieri Gjetan KETA me një tifozë special (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT KROAT/ Nënkampioni i botës “refuzon” Interin: Tashmë i kam dy pasaporta…

Delo.autor

Leave a Comment