Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ E priste Skënderbeu, mesfushori grek firmos për dy vite me Egnatian

Egnatia ka prezantuar një tjetër futbollist. Skuadra rrogozhinase ka bërë zyrtare grekun Timis Bardis. Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore.

“Panorama Sport” mëson se mesfushori grek ka qenë pranë marrëveshjes me Skënderbeun, por Egnatia është treguar më konkrete dhe ka joshur mesfushorin që së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Makabi Ahi Nazareth.

Lajmin e zyrtarizimit të Bardisit e ka bërë vetë publike skuadra e Egnatias ku me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.

SKEDA E LOJTARIT –

NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –

“Welc😀me Timis BARDIS !

Mesfushori 24-vjeçar firmos per 2 sezone me KF Egnatia💚”

Related posts

SANE PËSOI DËMTIM NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Bayern hedh sytë nga tregu italian, kërkon yllin…

Delo.autor

Manchester City nuk ndal, Declan Rice shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

Migjen Basha titullar, Bari gjunjëzon 3-0 Brescian

Sadik.Autor

Leave a Comment