Futboll Seria A Sport

Juventus-Milan, ja statistikat që parashkruajnë finalen e Kupës së Italisë

Sonte luhet finalja e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit. Në “Olimpico” të Romës do të vendoset fituesi i këtij trofeu. Ekzistojnë 24 precedentë të përgjithshëm në mes të dy skuadrave në fjalë, në Kupën e Italisë: 10 fitore bardhezinjtë, 7 fitore kuqezinjtë dhe 7 barazime.

Juventusi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin në finale të Kupës së Italisë për herë të pestë. Bardhezinjtë fituan sfidat e sezoneve 1941-1942, 1989-1990 dhe 2015-2016, ndërsa kuqezinjtë fituan finalen e sezonit 1972-1973.

Juventusi është skuadra që e ka fituar më shumë herë e Kupën e Italisë: 12. Bardhezinjtë i kanë fituar tri edicionet e fundit të këtij kompeticioni, teksa askush më parë nuk e kishte bërë këtë për tri sezone rresht.

Milani e ka fituar këtë trofe 5 herë: në edicionet 1966-1967, 1971-1972, 1972-1973, 1976-1977, 2002-2003.18 nga 19 golat e Milanit në finalen e Kupës së Italisë janë shënuar në pjesën e dytë.Juventusi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë kundër Milanit: 7 fitore dhe 4 barazime.

Juventusi dhe Milani kanë ruajtur rolin e të pamposhturve me gol në të gjitha, 4 ndeshjet e luajtura në këtë Kupë Italiane. Bardhezinjtë kanë shënuar 6 gola (kundër Genoa, Torino dhe Atalanta). Kuqezinjtë kanë shënuar 4 gola (kundër Verona dhe Inter).

Higuain ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë me Juventusin, por ka shënuar vetëm një gol në 8 ndeshjet e fundit ndaj Milanit, në të gjitha garat.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Rinovon mbrojtësi Mone, klubi i Kategorisë së Parë ka 400 milionë lekë në dispozicion

Delo.autor

28-VJEÇARI PA TROFE/ Varka e shpëtimit për yllin Kane mund të jetë Manchester City

Delo.autor

BARCELONA hedh në “plehra” traditën, katalanasit shtangin me uniformën e re (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment