Futboll Seria A Sport

JANË PËR TITULL/ Me Vidal dhe Nainggolan, fomacioni i Interit do të ishte kështu (VIDEO)

Interi pret të bëjë goditjen e fundit të madhe. Trajneri Luciano Spalletti do një “luftëtar” për mesfushën, Arturo Vidal, me të cilin e konsideron të kompletuar skuadrën e tij zikaltër, gati për të rivalizuar në Seria A dhe në Ligën e Kampionëve, ku rikthehet pas disa vitesh.

Bashkë me Nainggolan, mesfushori kilen i Bayern Munich do të përbënin një dyshe luksi, pa lënë mënjanë edhe vlerën e shtuar në qendër të mbrojtjes, me holandezin De Vrij, krahun e majtë të mbrojtjes, ku ka ardhur Asamoah, dhe anën e djathtë të këtij reparti, ku do të luajë nënkampioni i botës, Vrsaljko.

Prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” ka përftuar top-formacionin e Interit për sezonin e ri, duke përfshirë edhe Vidal, një lojtar që përlqehet shumë nga zikaltrit, por duhet të gjejnë akordin financiar për ta marrë nga “Allianz Arena”.

Related posts

RRËFEN AVENTURËN TEK STOLI I MILAN/ Sedorf: Nuk e di pse klubi më largoi, isha më i miri…

Delo.autor

Kraja në garë me Edi Martinin për stolin e Vllaznisë: Jam gati për një shans te kuqeblutë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ JUVE ëndërron MARSELON, RONALDO mund të NDIKOJË tek braziliani

Isa.Autor

Leave a Comment