Futboll Seria A Sport

OFENDOI RONALDON/ “Tellalli” i Portos ndëshkohet me gjobë të rëndë

Një gjobë prej 1430 eurosh. Kaq duhet të paguajë folësi i Portos, Fernando Saul, për fyerjen e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale, siç raportohet nga “A Bola”. Pas kalimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, të fituar nga Porto kundër Juventusit, Saul në dy “story” e tij në Instagram, që u fshinë më pas, i kishte drejtuar komente shumë të pakëndshme CR7 dhe familjes së tij.

Faktet datojnë që në marsin e kaluar dhe gjyqi, i kërkuar nga Federata Portugeze e Futbollit pas raportit të Sporting, çoi në gjobën e “tellallit” të Portos, i cili do të duhet të kompensojë kampionin portugez.

Related posts

ZYRTARE/ Ronaldo merr fanellën ikonike me numrin 7, Cavani atë me numër 21 (FOTO)

Delo.autor

NDËRLIKOHET POZITAT E SARRIT/ Tifozët e Chelseat kritikojnë ashpër Higuainin, kërkojnë rikthimin e spanjollit…

Delo.autor

JUVENTUSI MË I FORTË SE VJET/ Ronaldo: Mosha për mua është thjesht numër

Delo.autor

Leave a Comment