Futboll Seria A Sport

HIDHET POSHTË IDEJA E SHKËMBIMIT ME CR7/ Icardi i mbyll derën Juventus: Forca Paris (FOTO)

Mauro Ikardi u përfol shumë për një transferim te Juventusi, por vetë sulmuesi ka shuar zërat e merkatos duke u mbyllur përfundimisht derën bardhezinjve.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’, Ikardi lajmëroi tifozët se e ardhmja e tij është vetëm PSG-ja dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.

‘’Këtë sezon, tjetrin dhe në vazhdim! Nuk ka pasur asnjëherë dyshime. Forca Paris”shkroi argjentinasi.

Lajmi ka bërë bujë për vetë faktin se Ikardi shikohej si mundësi shkëmbimi kokë më kokë me Kristiano Ronaldon, por mesa duket dhe portugezi ka vendosur të qëndrojë në Torino duke u bindur nga projekti i Alegrit.

Related posts

PRANË TRANSFERIMIT TEK JUVENTUS/ Shikoni çfarë i bëjnë De Ligt në Holandë (FOTO)

Delo.autor

Menaxheri i yllit të Milan: Ai dhe Hysaj janë më të mirët në qarkullim

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Napoli. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment