Futboll Seria A Sport

MIQËSORE/ I mjaftojnë vetëm 5 minuta lojë, Ylli Giroud debuton me gol me fanellën e Milan-it (VIDEO)

Oliver Zhiru ka debutuar me gol me fanellën e Milanit. Sulmuesi francez, gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj Nisës të zhvilluar në stadiumin “Allianz Riviera”.

Vetëm 5 minuta i mjaftuan 34-vjeçarit për të tundur rrjetën. Zhiru u aktivizua në minutën e 61-të, teksa në të 66-të, pas një harkimi të Kastijehos, goditi saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën.

Vlen të theksohet fakti se Nisa kishte kaluar e para në avantazh me anë të Gouirit, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59-të.

Related posts

I IZOLUAR PREJ KORONAVIRUSIT/ Foto Strakosha: I vetmi moment që nuk zihemi me Tomas është kur ai bën stërvitje

Delo.autor

TIFOZËT E BARCELONËS ËNDËRROJNË/ Luis Suarez bashkon sërish “MSN” frikshme të sulmit (FOTO)

Delo.autor

“DUA TË TË JAP BESIM”/ Urimi i veçantë i partneres së Danilo Gallinarit për vitin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment