Futboll Sport

ZHGËNJIMI NË KUPAT E EUROPËS/ Shkëndija mendon për pasardhësin e Gjokës, ja 2 kandidatët…

Pas zhgënjimit në Kupat e Europës, Shkëndija e Tetovës, skuadra kampione në Maqedoninë e Veriut, ndau rrugët me trajnerin Ernest Gjoka. Ndërkohë së fundmi kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve, të cilët pritet të zëvendësojnë trajnerin shqiptar.

Sipas “infosport.mk”, dy kandidatët potencial për të marrë drejtimin e kuqezinjve nga Tetova janë Igor Angelovski dhe Umit Karan.

Vlen të theksohet se trajneri maqedonas, Angelovski, arriti të shkruante historinë me përfaqësuesen e vendit të tij, duke u kualifikuar në Europianin, ndërkohë që tashmë është i lirë, pas përfundimit të aventurës me Maqedoninë e Veriut dhe shihet si opsion i mirë për stolin e Shkëndijës.

Ndërkohë, turku Umit Karan që kaloi në dy periudha të ndryshme si trajner I Shkupit në Maqedoni, për momentin ndodhet në Turqi dhe është i angazhuar te skuadra e Iskenderunspor.

Angelovski apo Karan, mbetet të shihet me mjaft kureshtje, se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i drejtuesve të skuadrës kuqezi

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Përballje spektakolare, Di Lorenzo vendos baraspeshën (VIDEO)

Delo.autor

LICENSA E TRAJNIMIT “UEFA PRO”/ vetëm ish-lojtari i Interit e mundi Andrea Pirlon

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi Hakaj në gjurmët e Çinarit. Gati transferimi në Turqi tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment