Futboll Sport

SUPERKUPA E EUROPËS/ Përballja Chelsea-Villarreal, UEFA lejon praninë e 13 mijë tifozëve me…

Sezoni i ri i futbollit europian nis nën shenjën e “Green Pass”. 13 mijë spektatorë do të pranohen në stadiumin kombëtar të Belfastit “Windsor Park” më 11 gusht.

Impianti do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës mes Çelsit (fituesit të Ligës së Kampioneve) dhe Vijarealit (fituesit të Ligës së Europës). Spektatorëve do t’u kërkohet që të tregojnë rezultatin negativ të një testi PCR, ashtu siç kërkojnë rregullat lokale në fuqi.

UEFA bëri me dije një ditë më parë se të interesuarit duhet të bëjnë aplikojnë për biletë deri më datë 2 gusht ora 16:00. Për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e kryeqytetit të Irlandës së Veriut, tifozët neutralë do të paguajnë çmime biletash që variojnë nga 40-120 euro.

Related posts

SHORTI I PËRBALLJEVE ME “BIG”-ËT/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Champions

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Turqia mposht me “POKER” Holandën dhe merr kreun e Grupit G

Delo.autor

Apolonia-Bylis/ Ballshiotët kalon në avantazh mes protestave të vendasve, shënon Shoshi nga penalltia

Q.Autor

Leave a Comment