Futboll Sport

“GJERMANI ME DY FYTYRA”/ Ndihet mungesa e Humels-Boateng

Skuadra e Gjermanisë bëri një paraqitje për t’u admiruar ndaj Holandës në fitoren 2-3. Por një shije e hidhur mbeti gjithsesi pas ndeshjes te tifozët gjermanë. Ritëm i shpejtë në sulm dhe të saktë para portës.

Kështu ishte paraqitja e parë e skuadrës së Lëv në një ndeshje të eliminatoreve. Kritikët kanë heshtur të paktën për momentin. Revolucioni dha shenjat e para, një skuadër me djem të rinj, të cilët luanin me dëshirë duke dhuruar emocione pafund dhe shpresë për të ardhmen.

SULM VRASËS

Sidomos në mesin e fushës, skuadra e Lëv bindi më shumë. Në pjesën e parë pamë një Sane dhe Gnabri të papërmbajtshëm. Mbrojtja holandeze e përbërë nga yje si Van Dajk dhe De ligt vuajtën jo pak.

“Pjesa e parë ishte perfekte”, u shpreh anësori i Bajernit të Mynihut, Gnabri. Shifrat i japin të drejtë skuadrës, nga 11 gjuajtje në portë, tri përfunduan në rrjetë. Por aq sa e mirë ishte pjesa e parë, aq dhe e dobët ajo e dyta. Një gol i pësuar në minutat e para, në 45 minutat të dyta rriti pasigurinë në skuadër. “E dinim që portokallinjtë do të na sulmonin në fillim, ndaj humbëm qetësinë”, u shpreh trajneri Lëv pas ndeshjes.

U NDIE MUNGESA E HUMELS-BOATENG

Në shumë raste mbrojtja e gjermanëve iu nënshtrua klasit të Depait, i cili i vetëm solli kaos në zonën e Nojerit. Ishte e qartë që në fillim të takimit se “Pancerat” do ta kishin të vështirë të përballonin një skuadër të madhe për 90 minuta. Në prapavijë kishte një mungesë sovraniteti.

U ndie mungesa e një qendërmbrojtësi që di si të sillet në momente të vështira. Humels dhe Boateng do të ishin ndihmë e madhe në pjesën e dytë. Edhe pse jo fizikisht, moralisht ata janë më të fortë se Ginter dhe Zyle. Ky i fundit bindi më shumë duke dhënë sinjale të forta se në të ardhmen do të bëhet një lider i padiskutueshëm.

EKSPERIENCA ËSHTË JETIKE

Edhe pse Humels-Boateng do të linin shumë për të dëshiruar fizikisht, ata mbeten një dyshe e një niveli botëror. Në ndeshje të tilla nuk mjafton vetëm shpejtësi, por qetësi, finesë dhe ajo që është më e rëndësishmja, eksperiencë. Vendimi për të lënë jashtë dy lojtarët e Bajernit do të ndikojë negativisht edhe në dy vitet e ardhshme. Vetëm nëse Lëv do të ndërrojë mendje, çka nuk është kurrë vonë nëse kjo i shërben skuadrës.

“Pjesa e dytë ishte një mësim për ne, kjo tregon se kemi ende shumë punë për të bërë”, ishin fjalët e Marko Rojs pas ndeshjes. Skuadra ndodhet ende në fillimet e një procesi që kërkon kohë për të dhënë frytet e saj. Mbetet vetëm të shpresojmë që kjo kohë t’u jepet nga tifozët gjermanë.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një pasimi nga Hateboer, Malinovsk mposht portierin Buffon (VIDEO)

Delo.autor

Mohamed Salah me rekord historik në Liverpool

Q.Autor

E KRYER/ Eriksen lë pas makthin, pranë firmës me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment