Champions League UEFA

“Zonja e vjetër”, si në përrallë! Përmbysje “argjentinase” në “Wembley”

Nga ferri, në parajsë! Tifozët e Juventusit kanë të gjithë të drejtën të festojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, pas një përmbysjeje “argjentinase” në mitikun londinez, “Wembley”.

Juventusi ktheu faqe në mënyrë të çuditshme, nga pjesa e parë në atë të dytë. Nuk kishte guxuar të gjuante asnjëherë në drejtim të kuadratit të “Spurs”-ave në 45 minutat e para, kur u gjendën në disavantazh të një goli të shënuar nga koreano-jugori Heung-Min, por barazuan e përmbysën shumë shpejt rezultatin brenda 3 minutave, falë golave të shënuar nga dyshja argjentinase, Higuain-Dybala. Minuta drithëruese dhe të përvuajtura ishin ato të fundit për Juven, por pa lejuar prekjen e rrjetës.

Bardhezinjtë kalojnë me sukses një transfertë të vështirë britanike, ndaj një Tottenhami shumë në formë këtë sezon, duke siguruar kështu kualifikimin mes 8 ekipeve më të mira të Europës për këtë sezon, e tashmë do të jenë në pritje të shortit që do të hidhet më 16 mars, për të mësuar kundërshtarin çerekfinalist.

Related posts

Real Madrid – Juventus, befasi në formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Tottenhami pret Barcelonën/ Fusha e “Wembley” bëhet për të mbjellë PATATE (FOTO)

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Yjet e Barcelonës zbarkojnë në Manchester, ja sa kushton kostimi i stafit

Delo.autor

Leave a Comment