Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E XHAKËS/ Trajneri Arteta i vë vulën: Dëshironte të ishte i sigurt se do kishte hapësirë

Zhoze Murinjo provoi të bënte lëvizjen e madhe, por me sa duket Granit Xhaka nuk ka ndër mend të lëvizë nga Arsenali. Zërat e ditëve të kaluara për një ofertë rinovimi të mesfushorit, me sa duket nuk kanë qenë një lëvizje për merkaton, por një tentativë e vërtetë e klubit për të zgjatur bashkëpunimin me lojtarin.

Mikel Arteta, trajneri i “topçinjve” deklaroi sot se Xhaka ishte i paprekshëm dhe nuk kishte ndër mend të largohej, pavarësisht zërave të fundit që e shihnin atë pranë Romës së Murinjos. Gjatë ditëve të kaluara kishte patur kontakte mes klubeve por nuk u gjet një akord financiar, ndaj me sa duket edhe mesfushori ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Londër.

“Xhaka do të qëndrojë. Ai dëshironte të ishte i sigurt se do të kishte hapësira. Ai është një lojtar kyç për ne”, tha Arteta duke blinduar kështu futbollistin e mbyllur zërat e merkatos rreth tij.

 

Related posts

Milan-Kaka/ Po ndodh ajo që nuk e kishte pritur askush!

Isa.Autor

Shënoi super gol me Arsenalin, shikoni reagimin e Xhakës në “Facebook”

Isa.Autor

Lazio-Verona, bardhekaltrit luajnë për të marrë vendin e 4-t

Q.Autor

Leave a Comment