Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Vjen goditja e madhe nga Kastrioti, firmos ish-sulmuesi i Tiranës…

Skuadra e Kastriotit ka bërë një lëvizje të madhe në merkato, duke siguruar një element shumë cilësor për të përforcuar radhët e veta për edicionin e ri. Krutanët kanë parë t’u largohen shumë emra gjatë verës, por duket se këtë vit kanë vendosur të fokusohen te eksperienca dhe cilësia e atyre që vijnë.

“Panorama Sport” ka mësuar se në stërvitje krutanëve u bashkohet një emër shumë i njohur në Superiore, ku ka luajtur me skuadra të ndryshme. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut Bedri Greca, i cili në muajt e kaluar ishte pjesë e Feronikelit në Kosovë, pas një etape të shkurtër me Laçin në Superiore.

Lojtari ka pranuar ofertën e drejtuesve krutanë dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu për sezonin e ri. Ai parashikohet të jetë një ndër armët më të forta në këtë edicion te Kastrioti, nga i cili janë larguar shumë prej lojtarëve që formoi grupin bazë të ekipit në edicionin e kaluar.

Related posts

Sukaj vë në presion Ernest Gjokën, zbulohet gjithçka pas dëmtimit…

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kluivert sfidon Realin dhe “TRADHTON” babanë

Isa.Autor

Antonio Conte dhe Chelsea, një tjetër SMS ndez gjakrat te londinezët

Isa.Autor

Leave a Comment