Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Pasuesi i Shevchenko, Ukraina tenton trajnerin me nënshtetësi shqiptare

Largimi i Andriy Shevchenkos nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës shkaktoi bujë të madhe në sport për vetë faktin se u aludua shumë mbi arsyet e këtij largimi.

Por, drejtuesit e federatës e quajnë të mbyllur kapitullin e ish-sulmuesit të Milanit dhe janë vënë në ndjekje të një trajneri tjetër. Sipas mediave ukrainase, janë 4 emrat e kandidatëve favorit për të marrë drejtimin e Ukrainës.

Një ndër ta është dhe ai i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi. 65-vjeçari aktualisht është në krye të kombëtares së Azerbajxhanit dhe kontrata i përfundon në nëntor, por një ofertë e kënaqshme mund ta sillte në një kombëtare me emër teknikun italian. Kujtojmë se De Biasi zotëron dhe nënshtetësi shqiptare pasi e mori atë në vitin 2015 kur ishte ende në krye të kuqezinjve.

Kandidatët e tjetër janë Jurgen Klisman, Miron Markeviç dhe Sergei Rebrov, ky i fundit ish-trajner i Myrto Uzunit tek hungarezët e Ferencvaroshit.

Related posts

Pas ngjarjes së tmerrshme mes tifozëve, UEFA merr vendim të ashpër

Sadik.Autor

MUNDI I VETËM MAN UNITED/ Braziliani i Tottenham “HARBOHET” me tifozët, mer telefonin dhe…

Isa.Autor

RIKTHEHET FUQISHËM/ Majlinda Kelmendi: Kam refuzuar miliona nga shtete të ndryshme vetëm për…

Isa.Autor

Leave a Comment