Futboll La Liga

Armando Sadiku me maskë në stërvitje me Levanten (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Levantes, Armando Sadiku kishte thyer hundën pas përplasjes me ish-portierin e Real Madridit dhe Milanit, Diego Lopez.

Pas incidentit të së dielës, në sfidën Levante-Espanyol, sulmuesi i është rikthyer tashëm stërvitjes me skuadrën, ku po përgatitet për ndeshjen e fundjavës.

Sadiku është parë të stërvitet me maskë në fytyrë, për të mbrojtur ashtin e hundës.

Sulmuesi i Kombëtares u transferua te Levante më 31 janar dhe deri tani ka luajtur në dy takime si titullar, por pa shënuar ende asnjë gol.

Related posts

E ARDHMJA E SULMUESIT FRANCEZ MBETET NJË MISTER/ Ja kush do të jetë ylli që do të zëvendësojë Mbappe…

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ RONALDO pranon PËRDHUNIMIN: I kërkoj NDJESË që…

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Reginaldo, buzëqeshja nga Mozambiku që po udhëheq “vallen” e Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment