Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Juventus me strategji të re për Locatellin, Kerubini ka gati planin

Me Merih Demiralin që pritet të sjellë 2.5 milionë euro nga huazimi i tij tek Atalanta, nga Torinoja nënvizojnë se këto para Juventusi do të vendosë që t’i përdorë në tratativën me Sasuolon për Manuel Lokatelin.

Ideja e re e drejtorit sportiv, Federiko Kerubini, është ajo e një huazimi jo më dy, por njëvjeçar duke rritur edhe ofertën nga 5 në 10 milionë euro deri në verën e ardhshme, plus 25 milionë të tjera të kushtëzuara.

Fundja, edhe ditën e djeshme, mesfushori i Italisë e ka bërë shumë të qartë idenë e tij për të veshur vetëm ngjyrat bardhezi, duke qenë se pasi Sasuolo kishte gjetur akordin me Liverpulin për shifrën e 40 milionë euro, ishte Lokateli ai që nuk pranoi të kuqtë.

Related posts

SKANDAL/ Premier League në shok total, futbollisti arrestohet për pedofili

Delo.autor

“Çmendet” Gattuso, ja me cilin sulmues do të luaj kundër Juventusit

Sadik.Autor

I FRIKSHËM/ Mohamed SALAH hesht kritikët, shifra REKORD nga egjiptiani

Isa.Autor

Leave a Comment