Futboll Seria A Sport

SHITJA E LUKAKUT KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Marotta dhe Inzaghi dalin kundër Presidentit Zhang, ja situtata…

Shitja e sulmuesit Romelu Lukaku është kthyer në çështje te Interi aq sa ka krijuar dhe përçarje në radhët e hierarkisë së drejtuesve.

Çelsi pritet të bëjë ofensivën e fundit prej 130 milionë eurosh teksa Tuhel e do belgun në skuadër me çdo kusht para të mërkurës që ta ketë gati për finalen e Superkupës së Europës kundër Vijarealit.  Shuma e maje do t’i sillte zikaltërve fitim deri në 70 milionë euro pasi pjesa tjetër i takon Mançester Junajtid si pjesë e pashlyer e blerjes së Lukakut para dy vitesh. Trajneri Inzagi dhe CEO Marota kanë dalë kundër shitjes pasi janë të vetëdijshëm për pasojat që do të sillte largimi i Lukakut në aspektin teknik. Por vendimi i takon presidentit Zhang dhe aksionerëve të OAK Tree të cilët për hire të vërtetës kanë dhënë ‘’ok’’ për këtë transferim.

Kjo ka çuar në një përçarje dhe midis drejtuesve pasi Inzagit i është premtuar shumë dhe me shitjen e Hakimit, Lukakut dhe Lautaros me shumë mundësi do të humbiste baza e ekipit. Gjithashtu, ‘’Curva Nord’’ iu drejtua selisë së klubit ditën e djeshme me banderola ‘’Mbani premtimet’’.

Zëvendësuesi- Largimi i Lukakut do të sillte boshllëqe të mëdha në sulmin zikaltër. Interi ka filluar të mendojë për zëvendësuesin dhe është folur shumë për Vlahoviç, por çmimi i serbit është i kripur rreth 70 milionë euro, dhe Interi nuk do ta tentonte një transferim të tillë. Më i avantazhuari mbetet afrimi i sulmuesit të Atalantës Duvan Zapata dhe pse frikë mbetet mosha e kolumbianit 30-vjeç.

Related posts

500 GOLA NË KARRIERË/ Show nga Ibra, mrekulli në SHBA me LA Galaxy

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ “Dhimbje koke” për trajnerin Ndreu, Kastrioti me probleme dëmtimesh

Delo.autor

STATISTIKAT/ Shifrat flasin për një ekip apatik, Kupa mbetet shpëtimi i vetëm i Dinamos

Delo.autor

Leave a Comment