Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Flamurtari. Rezultati 1-1

Teuta pret në shtëpi Flamurtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila për ta në këtë ndeshje do të jetë detyrim. Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Flamurtari në ndeshjet e fundit ka treguar rritje në lojë.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Niko Dovana”, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Trajnerët kanë zgjedhur formacionet e tyre, me të cilët mendojnë se mund të marrin rezultat pozitiv.

 

LIVE: TEUTA-FLAMURTARI 1-1

Haruni 13′

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë. Martini kryen 2 zëvendësime, largon Lorenco Vilën dhe Gomes dhe hedh në fushë Grudën dhe Kallakun.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

38′ Momente tensioni në fushë, kapiteni Arapi përplaset me futbollistin brazilian Olivera. Të dy futbollistët ndëshkohet me kartonë të verdhë.

37’ Hoxhaj ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar, por Frashëri shpëton portën me hedhje të mrekullueshme.

35’ Ardit Hoxhaj ka një rast të artë përballë Frashërit, por bllokohet nga gardiani i Teutës.

31′ Teuta kërkon me ngulm golin e barazimit, Avdyli jep një asist për Kuron, i cili provon me të majtën, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit.

27′ Përsëri rrezikshëm Teuta me Gomes, i cili provon me kokë pas harkimit të Kuros nga e majta, por topi shkon mbi traversë.

24′ Teuta pretendon për prekjet të topit me dorë brenda zonës, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin Llapra që vazhdon lojën.

19′ Tjetër mundësi e artë shënimi e sfumuar nga sulmuesi Gomes, i cili ka bërë më të vështirën duke e nxjerrë topin jashtë.

18′ Pas pësimit të golit, skuadra e Martinit, hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Aleksi hedh një top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin ta devijojë sulmuesi Gomes, i cili ishte i vetëm brenda zonës.

13′ GOOOOOL FLAMURTARI 0-1/ Kombinim fantastik mes Oliversë dhe Harunit, ky i fundit nuk fal kësaj here duke shmangur në mënyrë mejeshtërore portieri Frashëri. 0-1 për vlonjatët. 

10′ Me mjaft personalitet Flamurtari në këto minuta. Olivera jep një asist për Harunin, i cili kishte shansin e artë për të dalë i vetëm përballë Frashërit, por nuk e merr siç duhet topin.

5′ Start i qetë, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Niko Dovana”. Një numër shumë i ulët spektatorësh në shkallët e stadiumit.

Related posts

NUK NDALET ME GODITJET/ Manchester City ofron Bernardo Silva-n dhe shumën e “çmendur” për bomberin …

Delo.autor

“BOTË E “ÇMENDUR”, DUA TË ZGJOHEM”! Letra: Makthi do të mbarojë, le të brohorasim sërish në stadium

Delo.autor

YLLI I LIVERPOOLIT SHPËRTHEN NË LOT NË FUSHË/ Fishkëllehet nga tifozët e Kombëtares (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment