Futboll

Harrojeni De Gean apo Nojerin, kjo është pritja më e pamundur

Kur mendojmë pritjet spektakolare që portierët kryejnë nuk mund të mos na vijnë në mendje David De Gea apo manuel Noyer, por ajo që ka bërë mbrëmë Marchesin është në kufijtë e të pamundurës.

Në “Champions League” e Amerikës Qendrore, skuadra e Club America mposhti thellë 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ekipin e Tauro të Panamasë.

Në minutat e fundit të ndeshjes portieri i Club America, Marchesin, rrezikoi ndjeshëm portën e tij duke dhënë një pasë të gabuar te kundërshtarët, në një kohë që kishte dalë nga porta.

Kundërshtari e gjuan shpejt topin dhe ai është drejtuar drejt portës me një shpejtësi që thuajse e bën të pamundur ndryshimin e destinacionit, por në këtë moment Marchesin shndërrohet në hero duke bërë një pritje ekzemplare.

Related posts

NUK NDALEN NË MERKATO/ Juventus dhe Milan në garë për sulmuesin e “Topçinjve”…

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Vuajtjet nuk kanë fund, “Krutanët” pa gjysmë ekipi

Delo.autor

E BUJSHME/ Dikur Gattuso paguante nga xhepi udhëtimet dhe nuk merrte rrogë, sot klubi shpëtoi nga falimenti

Delo.autor

Leave a Comment